Fier, punëtori i ndërtimit gjendet i qëlluar me armë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.04.2026, 19:59

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Portëz të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda ambientit të shtëpisë së tij. Viktima është identifikuar si Taulant Halka, i cili punonte si punëtor ndërtimi dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Ndonëse rrethanat janë ende të paqarta, hetimet paraprake të policisë ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në banesën e viktimës për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit