Gjatë një dreke private në Shtëpinë e Bardhë, Trump u tall me homologun francez, duke deklaruar: “Telefonova Francën, Macron, të cilin gruaja e trajton shumë keq dhe ai ende po rikuperohet nga goditja në nofull.”
Komenti i tij dukej si referencë ndaj një videoje të vitit 2025, ku Brigitte Macron shfaqej duke shtyrë bashkëshortin e saj gjatë zbritjes nga avioni presidencial.
Deklarata e Trump erdhi në një moment tensionesh diplomatike, pasi Franca ka refuzuar të bashkohet me ofensivën ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe ka kundërshtuar përdorimin e bazave dhe hapësirës ajrore për operacionet amerikane.
Nga Seuli, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, Emmanuel Macron reagoi menjëherë ndaj komenteve të Trump.
Presidenti francez i cilësoi fjalët e tij si të papërshtatshme, duke deklaruar se “nuk ishin as elegante dhe as në nivelin e duhur.”
Ai theksoi se çështje të tilla personale nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga temat serioze diplomatike dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Reagimi i Macron është mbështetur edhe nga figura të rëndësishme politike në Francë, të cilat i kanë konsideruar komentet e Trump si të papranueshme, sidomos në një kohë kur vëmendja globale është e përqendruar te lufta në Lindjen e Mesme dhe tensionet në NATO.