Jep dorëheqjen presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.04.2026, 15:47

Tashmë është zyrtare: Gabriele Gravina nuk mban më postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.

Gravina paraqiti dorëheqjen gjatë një mbledhjeje urgjente me drejtuesit e Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Trajnerëve dhe Futbollistëve. Në nisje të këtij takimi, tashmë ish-kreu i futbollit italian konfirmoi vendimin për t’u tërhequr nga detyra.

Njëkohësisht, ai bëri me dije se zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit do të zhvillohen më 22 qershor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit