Aksident i rëndë në fabrikën në Greqi: Shqiptarja plagoset në kokë, humb pjesë të skalpit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2026, 14:58

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fabrikë përpunimi frutash në Kiato, Greqi, ku një grua shqiptare 40-vjeçare ka pësuar plagë serioze në kokë, duke humbur lëkurën në zonën e ballit si dhe një pjesë të skalpit.

Sipas raportimeve të mediave greke, incidenti ndodhi më 1 prill, teksa gruaja ishte duke punuar me një makineri që i kapi flokët, duke shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

E plagosura u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në spital ajo u shoqërua nga dy persona, të cilët fillimisht deklaruan se e kishin gjetur në rrugë në atë gjendje. Ndërkohë, flokët dhe pjesë të lëkurës së saj ishin vendosur në një qese.

Dyshimet janë se ky version i ngjarjes mund të jetë dhënë për të fshehur faktin që gruaja ndodhej në Greqi pa dokumentacion të rregullt. Nga ana tjetër, pronari i fabrikës, një shtetas grek 42-vjeçar, u arrestua ditën e ngjarjes, por më pas është lënë i lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit