Gjatë një takimi me studentë mbi procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, një nga studentët u kap duke qeshur ndërsa kryeministri Edi Rama fliste për ecurinë e bisedimeve. Rama, duke e vënë re, e thirri studentin të merrte mikrofonin.
Edi Rama: Pse po qeshje?
Studenti: Nuk po qeshja, po dëgjoja!
Edi Rama: Se po dëgjoje e dyshoj, po qeshje, të pashë.
Studentit iu desh të sqaronte: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen.
Rama, me ton të prerë, e korrigjoi: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura!
Studentit nuk i shpëtoi ironia e situatës dhe shtoi: Që do të mbyllen pra!
Rama e mbylli me shprehjen: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur!
Në këtë moment, mes qeshjes së studentit dhe shpjegimeve të Ramës, del mesazhi që përflitet prej vitesh, negociatat me BE-në “hapen” dhe “mbyllen”, por rezultatet konkrete duket se mbeten përtej syve të qytetarëve, ndërsa përgjegjësitë reale, si vetë kryeministri tha më vonë, i kanë aleatët e mëdhenj europianë.
Ironia e të qeshjurë së studentit duket se pasqyron më mirë se çdo statistikë pritshmërinë reale për hapjen e negociatave.