Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.04.2026, 14:27
Një 78-vjeçar, i identifikuar si Gëzim Vija, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë, ndërsa në trupin e tij janë konstatuar shenja dhune, përfshirë një dëmtim në kokë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, duke mos përjashtuar as mundësinë e një aksidenti, ku i moshuari mund të jetë rrëzuar dhe goditur fatalisht.
Një nga fqinjët, Ilia Gjatolli, u shpreh se viktima ishte një njeri i respektuar dhe pa probleme me askënd. Ai theksoi se kishin marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt apo shqetësim të mëparshëm, ndërsa shtoi se pret që ekspertiza të sqarojë nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo kriminale.
“Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj, janë shumë njerëz të mirë edhe djemtë edhe si familje. Janë të respektuar. Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim. S’kishte as probleme asgjë. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale”, tha ai.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR