Rruga e Vaqarrit në Tiranë është kthyer në një tmerr të vërtetë për drejtuesit e mjeteve pasi trafiku kilometrik për shkak të rikonstruksionit që s’dihet se kur do të mbarojë.
Çdo ditë, me dhjetëra qytetarë, shumica prej tyre që kthehen nga puna, bllokohen në trafik për orë të tëra pasi rikonstruksioni ka shkaktuar ngushtime dhe vonesa të konsiderueshme në lëvizjen e automjeteve.
Sipas raportimeve të qytetarëve, një pjesë e drejtuesve të makinave po kalojnë në krahun e kundërt për të shmangur kolonat, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e të tjerëve në trafik. Ata thonë se kjo sjellje ka shtuar edhe më tej kaosin dhe rrezikun për aksidente.
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet lokale që të marrin masa për menaxhimin më të mirë të trafikut gjatë periudhës së rikonstruksionit dhe të sigurojnë respektimin e rregullave të qarkullimit për të shmangur incidente të mundshme.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq! Prej ditesh ne rrugen nga Vaqarri e njejta situate trafiku. Nderkohe sic shihet ne video arsyeja trafikut shum makina kalojn ne krah te kundert.