Shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres pas një sherri, plagosen të dy

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.04.2026, 13:21

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është vënë në pranga në Itali, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së ish-partneres së tij në qytetin Comiso, në provincën e Raguzës.

Sipas autoriteteve italiane, ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në zonën “Corso Ho Chi Min”, ku i dyshuari mendohet se ka përdorur lëndë të ndezshme për të përfshirë në flakë apartamentin, pas një konflikti të përsëritur me ish-partneren.

Zjarri ka shkrumbuar pothuajse të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa u përhapur në ndërtesat përreth.

Si pasojë e flakëve, të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin “Guzzardi”, ku kanë marrë ndihmë mjekësore për djegie dhe asfiksi nga monoksidi i karbonit. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas daljes nga spitali, 36-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Raguzës, ku po mbahet në dispozicion të drejtësisë. Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja lidhet me konfliktet e vazhdueshme mes çiftit dhe ndarjen e fundit, të cilën ai dyshohet se nuk e kishte pranuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit