I moshuari u gjet i pajetë në banesë nga fqinjët, dyshohet për grabitje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.04.2026, 12:57

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës. Viktima, Gëzim Vija, u zbulua pa shenja jete paraditen e së mërkurës nga fqinjët, të cilët u alarmuan pasi panë dritaren e banesës së tij të thyer dhe hynë menjëherë brenda.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e të moshuarit janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se ka qenë edhe shkaku i vdekjes. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti policia e Korçës, e cila kreu këqyrjen e trupit dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon mbi pistën e një grabitjeje, pasi në banesë mungojnë një shumë parash dhe disa orendi. Ndërkohë, pritet që trupi i viktimës të dërgohet në morg për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa policia po verifikon kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët e mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit