Ndotja e lumit Drin s’ka të ndalur, qytetari zbraz qesen me mbeturina dhe ikën i qetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2026, 12:38

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues të një personi që hedh mbeturina në lumin Drin, pranë një restoranti në këtë zonë.

Ai thotë se personi në fjalë me vetëdije të plotë zbraz qesen me mbeturina dhe të gjitha i hedh në lumë dhe më pas largohet pa u shqetësuar fare për pasojat.

Ky rast vjen pas një serie ngjarjesh të ngjashme në të njëjtin lum, ku qytetarë dhe biznese lokale janë denoncuar për hedhjen e mbeturinave, duke rrezikuar cilësinë e ujit dhe ekosistemin e lumit Drin, që mbart rëndësi të madhe për komunitetin dhe turizmin lokal.

Ekspertët e mjedisit theksojnë se ndotja e lumenjve nga mbeturinat është një problem i përsëritur në vend, dhe këto veprime kontribuojnë në degradimin e shpejtë të ujit dhe biodiversitetit.

Qytetarët kërkojnë veprime të menjëhershme për të parandaluar ndotjen e mëtejshme të lumit Drin.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Kam nje vidio ku nje person hedh mbeturina ne lumin Drin , me paturpesin ma te madhe fix tek ura e Drinit perballe Restorant "Shqiponja"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit