Me shenja dhune në trup, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.04.2026, 12:36

Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Bulgarec, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ka pasur shenja dhune në trup, çka ngre dyshime se vdekja mund të mos ketë qenë natyrale.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e një krimi të mundshëm.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar çdo rrethanë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit