Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-TEST

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2026, 10:13

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama me folije do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion.

Sipas njoftimit, ky proces do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara.

Institucionet bëjnë të ditur se pa kryerjen e A-TEST-it, foliet në xhama do të konsiderohen të parregullta, gjë që mund të sjellë edhe penalizime për drejtuesit e automjeteve.

Pronarët e veturave që kanë vendosur folije në xhama këshillohen që të paraqiten në QAK për të kryer testimin dhe për të shmangur gjobat e mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit