Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.04.2026, 09:44
Reperi me origjinë shqiptare Action Bronson ka sjellë një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij “FTD”, ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani. Biseda ndërthurte tema të ndryshme, nga kultura dhe ushqimi, deri te humor i lehtë, duke e bërë episodin një nga më të veçantët e serisë.
Momenti më i komentuar i episodit erdhi kur Action Bronson e sfidoi kryebashkiakun të fliste shqip. Mamdani u përpoq dhe u dëgjua duke thënë “Ju bëftë mirë”, duke surprizuar publikun dhe duke treguar njohuri të shkurtër të gjuhës shqipe.
Ky fragment ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale, sidomos nga komuniteti shqiptar, i cili ka reaguar pozitivisht ndaj përpjekjes së kryebashkiakut të New York-ut për të folur në gjuhën e tyre. Episodi është parë si një ndërthurje interesante e kulturës, humori dhe identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR