Rama pasi mori votat: Nuk kam gjë në dorë për t’u futur në BE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.04.2026, 09:37

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë për integrimin në Bashkimin Europian, deklaroi se e ardhmja e Shqipërisë në BE nuk varet vetëm nga përmbushja e reformave, por edhe nga vullneti i vendeve anëtare. Ai theksoi se edhe nëse Shqipëria realizon “detyrat e shtëpisë”, procesi mund të bllokohet nga vendimmarrja politike e vendeve të mëdha, duke lënë të kuptohet se fati i integrimit nuk është plotësisht në dorën e vendit.

Këto deklarata bien në kontrast me premtimet e bëra nga vetë Rama gjatë fushatave të zgjedhjeve të vitit 2025, kur ai shprehej me bindje se Shqipëria mund të bëhej pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Ndryshimi i tonit, nga optimizmi i fortë në një qëndrim më pesimist dhe justifikues, ngre pikëpyetje mbi koherencën e qëndrimeve dhe strategjinë e ndjekur nga qeveria në procesin e integrimit.

Në të njëjtën kohë, deklaratat e Ramës vijnë në një moment kritik, kur qeveria është përballur me kritika nga faktorë ndërkombëtarë për qëndrimet e saj, përfshirë edhe mbrojtjen ndaj Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka ndërmarrë veprime. Kjo situatë shton dyshimet mbi seriozitetin e reformave dhe ndikimin që zhvillimet e brendshme politike mund të kenë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit