Ministrja Evis Sala: Qytetarët përfitojnë nga kujdesi dhe cilësia në Shëndetësi!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.04.2026, 23:23

Teksa Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se çdo investim në sektorin shëndetësor përbën një hap të rëndësishëm drejt afrimit me standardet europiane ka legjitimuar tenderat disa miliardë lekë që derdhen çdo ditë nga ky sektor në duart e oligarkëve të fushës, të cilët rrjepin drejtpërdrejt taksat e popullit.

Nëpunësja e Klodian Allajbeut e cila u emërua më pas ministre ka marrë rrogë mujore nga ky oligark për të cilët dhurohen tenderat lumë nga sekserja Linda bukuroshja. Ministrja e cila deklaron se 5 MLN € pasuri nuk janë shumë, nuk kursehet me paratë e shqiptarëve të varfër të cilave jua jep atyre oligarkëve që u shesin ilaçe të skaduara.

“Çdo investim në shëndetësi është një hap drejt standardeve europiane të shërbimit, ku qytetarët përfitojnë drejtpërdrejt nga kujdesi dhe cilësia”, u shpreh ajo.

Megjithatë, kjo deklaratë vjen në një kohë kur sistemi shëndetësor në vend vijon të përballet me kritika të forta dhe akuza të vazhdueshme. Një sërë koncesionesh në këtë sektor janë përfshirë në hetime, ndërsa raportimet për mungesë të ilaçeve bazike dhe shërbime të pamjaftueshme mbeten shqetësuese për qytetarët.

Në praktikë, shumë pacientë denoncojnë vështirësi reale në marrjen e trajtimeve minimale, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e investimeve të pretenduara dhe ndikimin e tyre konkret në përmirësimin e sistemit.

Kjo diferencë mes deklaratave zyrtare dhe përjetimit të përditshëm të qytetarëve vijon të mbetet një nga debatet më të forta mbi gjendjen e shëndetësisë në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit