Nami në Vlorë! I riu telefonon Policinë për 1 Prill: Hajdeni se vrava mamanë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.04.2026, 22:59

Një situatë alarmi është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, pranë hyrjes së Lungomares, pas një telefonate tronditëse drejtuar policisë.

Një i ri ka telefonuar policinë "Hajdeni se kam vrarë mamanë!"

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë vënë në lëvizje, duke rrethuar zonën dhe duke kryer kontrolle intensive për të verifikuar ngjarjen.

Por pas ndërhyrjes dhe verifikimeve në terren, rezultoi se gjithçka ishte një alarm fals. I riu që kishte bërë telefonatën kishte sajuar historinë si pjesë e një “shakaje” për 1 Prillin.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur shqetësime për përdorimin e shërbimeve emergjente për qëllime jo serioze dhe pasojat që mund të sjellin alarme të tilla të rreme.

Vlonjatët kanë komentuar me humor situatën duke përmendur drejtoreshën e Spitalit Psikiatrik në Vlorë Elpiniqi Mërkuri dhe nevojën për trajtim të efektivëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit