Ky është i riu 18 vjeçar që humbi jetën nga një aksident tragjik në Austri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2026, 21:02

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Austri, ku një i ri shqiptar nga Kosova ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Yll Zenuni nga qyteti i Dragashit.

Ngjarja u regjistrua në rajonin Urfahr-Umgebung, në rrugën B126, pas përplasjes së një veture me një kamion.

18 vjeçari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta shpëtuar.

Në aksident mbeti i lënduar edhe një i ri tjetër, shtetas rumun, i cili po merr trajtim nga autoritetet lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit