Një rast i rëndë papërgjegjshmërie dhe mashtrimi është denoncuar së fundmi në redaksinë tonë nga një sipërmarrës në Tiranë. Një i ri me emrin Klajdi, pasi ka prenotuar një apartament me qira ditore, e ka kthyer atë në një skenë shkatërrimi, duke lënë pas dëme të konsiderueshme dhe një situatë alarmante.
Sipas dëshmisë së pronarëve, personi në fjalë ka vepruar me paramendim që në fillim, duke paraqitur një kartë identiteti që nuk i përkiste atij (ID false). Pasi ka marrë çelësat, ai e ka kthyer ambientin në një "kotec". Janë gjetur divanë të djegur nga cigarja, mbetje të lëndëve narkotike dhe papastërti ekstreme, duke e bërë apartamentin të pajetueshëm për një kohë të gjatë.
Kur pronarët kanë konstatuar dëmet dhe i kanë kërkuar djaloshit një dëmshpërblim minimal për riparimet, situata ka degraduar. Në vend të llogaridhënies, Klajdi ka zgjedhur të kërcënojë drejtpërdrejt stafin e sipërmarrjes, duke refuzuar të paguajë qoftë edhe një qindarkë për shkatërrimin që la pas.
Pronari bën me dije se ka nisur procedurat ligjore dhe ka bërë denoncimin në polici, por ka vendosur ta bëjë publik rastin që kolegët e tjerë në Tiranë të mos bien pre e këtij mashtruesi. Ai ka vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit që përdor ky person, si një paralajmërim për të gjithë ata që lëshojnë apartamente me qira.
Mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:
"Përshëndetje JOQ! Uroj të jeni mirë. Doja të denoncoja një djalë me emrin Klajd nga Tirana, i cili ka prenotuar apartamentin dhe e ka dëmtuar tej mase, sikur të kishin qëndruar kafshë brenda. Ai ka djegur setin e divaneve, ka konsumuar cigare dhe lëndë narkotike në apartament, si dhe ka paraqitur një kartë identiteti false që nuk i përket atij. Fatkeqësisht, do të doja shumë ta postonit këtë rast në mënyrë që të tjerët të mos bien pre e këtyre mashtruesve, të cilët janë shtuar tej mase në Tiranë dhe janë bërë tejet problematikë për ne si sipërmarrës. Pavarësisht se nuk ka pranuar të paguajë dëmin minimal që i është kërkuar, gjë që ka sjellë mbylljen e apartamentit për një kohë relativisht të gjatë, ai ka kërcënuar në mënyrë direkte të gjithë stafin. Unë kam bërë denoncim në polici, por doja ta ndaja edhe me pjesën tjetër që të mos përsëritet si rast. Numrat e mashtruesit janë: 0689220975 dhe 0689437268"









