Balerina shqiptare 23-vjeçare në një lidhje me një femër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.04.2026, 20:18

Balerina me origjinë shqiptare Franceska Nuredini është kthyer në një nga emrat më të komentuar në mediat rozë italiane, pas zërave për një lidhje të mundshme me këngëtaren Elodie. Pas muajsh spekulimesh, fotografish të përbashkëta dhe daljeve publike që kanë tërhequr vëmendjen, disa media në Itali raportojnë se marrëdhënia mes tyre mund të ketë kaluar përtej një bashkëpunimi profesional.

Dyshimet për një afrim më të ngushtë nisën në fund të vitit 2025 dhe në fillim të 2026-ës, periudhë kur Franceska ishte pjesë e trupës së baletit gjatë turneut të Elodie-s. Pikërisht nga kjo eksperiencë, sipas raportimeve në mediat italiane, u krijua një lidhje që me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e dukshme, si në publik ashtu edhe në rrjetet sociale.

Fillimisht në qendër të vëmendjes ishin udhëtimet e përbashkëta, qëndrimet e shpeshta në Milano dhe disa imazhe të shpërndara online, ku dyshja shfaqej shumë e afërt. Më pas, situata mori edhe më shumë jehonë pas publikimit të fotove dhe videove që u interpretuan nga mediat si një konfirmim i heshtur i marrëdhënies së tyre. Vetë Elodie ka ndarë në Instagram momente ku shfaqet krah Franceskës.

Sipas Vanity Fair Italia, në fillim të marsit u publikua edhe një video ku të dyja shfaqen duke u puthur në një diskotekë, moment që u cilësua si dëshmi e lindjes së një romance.

Franceska, 23 vjeç, me origjinë shqiptare, prej vitesh është aktive në skenën e spektaklit në Itali. Përpara angazhimit me trupën e Elodie-s, ajo ka qenë pjesë e projekteve televizive dhe videoklipeve muzikore, duke ndërtuar gradualisht profilin e saj në industrinë e argëtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit