Adriatik Kupi, i cili në janar 2026 emri i tij u përfol si kandidaturë për drejtimin e IKMT-së, duke zëvëndësuar Dallëndyshe Bicin, tani emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, duke zëvendësuar Klevis Qosen. Ky ndryshim shënon një lëvizje të rëndësishme në administratën publike dhe ngre pyetjen: kush është Adriatik Kupi?
Kupi ka një karrierë të gjatë në administratë dhe institucionet publike. Ai ka shërbyer si administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë, më pas si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, dhe më pas ka qenë pjesë e Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH periudhë kur edhe shkeli ligjet dhe Kodin Zgjedhor për të bërë fushatë për Erion Veliajn në maj 2023.
Karriera e tij nuk ka munguar pa debate, pasi është denoncuar më parë për shkelje zgjedhore dhe menaxhim të fondeve publike.
Ndërkohë që Kupi 'kalon' nga IKMT në Burgje, qytetarët do të qëndrojnë vigjilentë për të parë nëse drejtimi i tij do të sjellë transparencë dhe reformë reale në sistemin e burgjeve, apo do të shoqërohet sërish me polemika dhe sfida të reja në administratën publike.