Klevis Qose nuk është më në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi është zëvendësuar nga Adriatik Kupi. Ky ndryshim vjen pak më shumë se një vit pasi Qose mori drejtimin e institucionit.
Gjatë kohës së tij në krye, sistemi penitenciar është përfshirë nga disa denoncime për trajtim të skandaloz ndaj punonjësve dhe janë raportuar një numër i madh skandalesh brenda burgjeve ku përfshihet arratisja spektakolare e Altin Ndocit. Qose gjithashtu është akuzuar nga policët e burgjeve për presionin e madh psikologjik që i ushtronte atyre.
Qose u emërua në këtë detyrë në mars të vitit 2024, duke pasuar Admir Abrijën, i cili kishte dhënë dorëheqjen më 14 shkurt të po atij viti.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet e largimit të tij, as për objektivat që pritet të ketë drejtori i ri, Adriatik Kupi.
Sa i përket Kupit, ai ka mbajtur më herët postin e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më pas ka drejtuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Emri i tij ishte përfolur edhe si kandidat për drejtimin e IKMT-së, por në fund iu besua drejtimi i sistemit penitenciar.