Action Bronson i tregon kryetarit të Nju-Jorkut se si e nisin shqiptarët ushqimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2026, 15:23

Action Bronson, reperi i njohur me origjinë shqiptare, ka pasur të ftuar të radhës në emisionin e tij për ushqimin, kryetarin e Nju-Jorkut, Zohran Mamdani.

Gjatë transmetimit të “F*ck that’s delicious” Bronson dhe Mamdani folën për ushqimin dhe preferencat e tyre.

Emisioni ishte xhiruar gjatë muajit të Ramazanit, andaj edhe iftarin e nisen me nga një hurme.

Me të filluar të ushqyerit, Bronson i tha Mamdanit “Të boftë mirë” duke ia sqaruar më pasë këtë frazë të famshme shqipe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit