E përfshirë në skandalin erotik në Mal të Zi, Pajković themelon partinë e saj: Do quhet SEKS

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.04.2026, 14:36

Ish-drejtoresha për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Montenegro, Mirjana Pajkoviq, ka bërë të ditur se është në proces të krijimit të një partie të re politike.

Gjatë një interviste televizive, ajo zbuloi se subjekti i ri do të quhet “Stranka evropskog koraka slobode”, që në shqip përkthehet “Partia e hapit evropian të lirisë”, ndërsa shkurtimi i saj do të jetë SEKS. Pajkovic theksoi se synimi i saj është të garojë në zgjedhje dhe të sigurojë një vend në parlament.

Në të njëjtën dalje publike, ajo preku edhe çështje personale, duke folur për profilin e saj në një platformë për të rritur, ku sipas saj ka marrë kërkesa të ndryshme nga përdoruesit. Një prej tyre, siç tregoi vetë, ishte që të pastronte shtëpinë për dy minuta, pa qenë e nevojshme të ishte e zhveshur.

Kjo çështje lidhet me skandalin e shpërthyer më herët në rrjetet sociale, ku qarkulluan video intime në të cilat ajo shfaqej së bashku me një person të identifikuar si Vuksiç. Në fund të vitit të kaluar, Pajkovic ka dorëzuar tre kallëzime penale ndaj tij, duke e akuzuar për publikim të paautorizuar të materialeve eksplicite.

Ndërkohë, autoritetet në Montenegro kanë nisur hetimet paraprake për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit