Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e luajtur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Abdülkerim Bardakcı, bëri një veprim të veçantë që tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave.
Gjatë festës dhe përshëndetjes me futbollistët e tjerë në fushë, Bardakcı vuri re një flamur shqiptar të hedhur në tokë, (dyshohet nga një tifoz që po bënte foto), të cilin e ngriti dhe ia dorëzoi futbollistit Milot Rashica.
Ndeshja, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me fitoren e Turqisë e cila u kualifikua në Botëror pas 24 vitesh.
Përfaqësuesja e Kosovës bëri një paraqitje të mirë për 90 minuta përballë disa yjeve botërorë. Në pjesën e parë, Fisnik Asllani goditi shtyllën dhe Muriqi nuk arriti të shënonte, ndërsa përpjekjet e tjera të dardanëve nuk dhanë rezultat. Në pjesën e dytë, Turqia reagoi dhe kaloi në avantazh pas një aksioni të Yildiz, që pasoi për Kokçu dhe topi shkoi te Akturkoglu për golin vendimtar.