“E rrahën 6 policë”, shqiptari humb ndjenjat në gjyqin për tragjedinë e Tempit në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2026, 13:50

Shqiptari Pano Ruçi, i cili tre vite më parë humbi djalin e tij 21-vjeçar në aksidentin hekurudhor të Tempit në Greqi dhe u bë i njohur për grevën e tij trejavore për drejtësi para parlamentit, pësoi një humbje të ndjenjave gjatë një seance të tensionuar gjyqësore dhe u transportua në spital.

Sipas mediave greke, ai ndodhet aktualisht në Spitalin Universitar të Larisës, pas transportimit me ambulancë nga kompleksi “Gaiopolis”, ku po vazhdon gjyqi lidhur me aksidentin hekurudhor. Presidenti i POEDIN, Michalis Giannakos, bëri të ditur se Ruçi (Panos Routsis) ka pësuar një episod të fikjes dhe është nxjerrë nga salla e gjyqit.

Ai po monitorohet nga mjekët dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, avokatja e tij mbrojtëse, Zoe Konstantopoulou, e ka akuzuar policinë si përgjegjëse për situatën, duke pretenduar se Ruçi u dhunua nga gjashtë oficerë. Ajo deklaroi se nuk iu lejohej asaj dhe familjarëve të afroheshin pranë tij në sallën e gjyqit dhe se shqiptari u godit nga policia.

“Është e paimagjinueshme. Më vjen shumë keq, më shihni të shqetësuar, sepse mua dhe prindërve të mi u ushtrua dhunë. Mirela Ruçi u pengua të më afrohej në sallën e gjyqit, ndërsa unë u pengova gjithashtu, me urdhër të gjykatës, t’i afrohesha. Panos Routsis u dhunua nga gjashtë oficerë policie, të cilët e rrahën”, tha ajo, ndër të tjera.

Michalis Giannakos konfirmoi gjithashtu se Ruçi u dërgua në Spitalin Universitar të Larisës pas humbjes së ndjenjave dhe po mbikëqyret në Njësinë e Kujdesit Afatshkurtër nga kardiologët.

Drejtësia duhet të vendoset”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e procesit gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit