Demokrati-Berishës: Kam qenë ushtari jot, jeni bërë si partia e Enverit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.04.2026, 13:21

Përplasjet brenda Partisë Demokratike janë thelluar edhe më tej në Durrës, ku demokrati Lavdosh Serani ka akuzuar drejtpërdrejt drejtuesit lokalë për humbjen në zgjedhje. Ai deklaroi se përgjegjësia nuk bie mbi dy këshilltarët e përjashtuar, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, por mbi “grupin mafioz” të drejtuar nga Oerd Bylykbashi, duke theksuar se strukturat janë lënë pa mbështetje dhe organizim.

Serani ngriti shqetësime për mënyrën se si është drejtuar partia në terren, duke thënë se askush nga drejtuesit nuk ka qenë pranë bazës dhe se kërkesat për ndihmë janë injoruar. Sipas tij, kjo mungesë angazhimi dhe organizimi ka sjellë humbjen e thellë, ndërsa përpjekjet për t’ia faturuar fajin individëve të veçantë janë të padrejta dhe devijuese nga realiteti.

Në një deklaratë të fortë politike, ai iu drejtua edhe Sali Berishës, duke kujtuar se për 33 vite ka qenë mbështetës i tij, por sot rreshtohet në krah të Ervin Salianjit për shkak të kërkesës për garë të ndershme. Me tone ironike, Serani tha se partia po i ngjan “partisë së Enverit”, duke sinjalizuar një pakënaqësi të thellë me drejtimin aktual dhe mungesën e demokracisë së brendshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit