Vetëm 5 ditëshe, Anais ka nevojë për ndihmën tonë të fitojë betejën për jetën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.04.2026, 12:49

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË VOGËLUSHEN ANAIS TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Vetëm pesë ditë më parë, në një familje të re nga Elbasani erdhi në jetë Anaisi, fëmija i parë, ëndrra më e madhe, gëzimi që pritej të mbushte çdo cep të shtëpisë me të qeshura. Por ajo që duhej të ishte fillimi më i bukur, u kthye në një dhimbje të papërshkrueshme.

Ditët e para të jetës së saj nuk u shoqëruan me përqafime të gjata dhe net të qeta pranë djepit, por me ankth, lot dhe frikë. Anaisi lindi me një problem të rëndë në enët e gjakut, një aneurizëm që i rrezikon jetën në çdo moment.

Në vend që ta mbajnë në krahë dhe ta ushqejnë me dashuri, prindërit e saj qëndrojnë të pafuqishëm përpara dyerve të reanimacionit. Orët kalojnë në heshtje të rëndë, ulur në stolat e spitalit, me sytë plot lot dhe me rrobat e vogla të vajzës në duar, ato rroba që i kishin zgjedhur me aq kujdes e dashuri, duke ëndërruar ditët që do t’ia vishnin.

Në shtëpi, një krevat i vogël i mbushur me lodra pret më kot. Është bosh. Ndërsa Anaisi ndodhet brenda një inkubatori, duke luftuar për çdo frymëmarrje, nën tingujt e pandalshëm të aparaturave që e mbajnë në jetë. Një betejë e madhe për një trup kaq të vogël.

Shpresa e vetme për të është një trajtim urgjent jashtë vendit. Ajo duhet të niset sa më parë me një avion spitalor të specializuar, sepse çdo minutë është jetike. Por kjo rrugë shpëtimi ka një kosto të papërballueshme për prindërit e saj.

Mes dhimbjes dhe dëshpërimit, ata bëjnë një lutje që vjen nga zemra: një thirrje për ndihmë drejtuar çdo shqiptari. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një hap drejt shpëtimit të jetës së Anaisit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit