SI SOT/ Socialistja e gafave, Bora Muzhaqi! Nga meme në deputete

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.04.2026, 11:53

Më 1 prill 2021, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi u vu në qendër të vëmendjes jo aq për programin, sesa për mënyrën e prezantimit të saj. E renditur e 31-ta në listë, sa edhe mosha e saj në atë kohë, ajo u shfaq e qeshur dhe e çlirët, duke lënë përshtypjen e mungesës së seriozitetit në një moment që kërkonte peshë dhe përgjegjësi. Batutat dhe e qeshura e saj u komentuan gjerësisht nga qytetarët, duke u kthyer menjëherë në një nga “perlat” e asaj fushate.

Katër vite më vonë, më 1 prill 2025, e njëjta figurë politike jo vetëm që nuk u largua nga skena, por u ngjit më lart në hierarki. E etiketuar shpesh si “ministrja e gafave”, Muzhaqi u përfshi sërish në listat e mbyllura në Elbasan, duke siguruar praktikisht mandatin e deputetes. Ndërkohë, gafat e saj në dalje publike dhe deklarata kontradiktore vazhduan të qarkullojnë në rrjet, duke u kthyer në meme virale dhe duke forcuar një imazh publik më shumë humoristik sesa institucional.

Sot, më 1 prill 2026, rikujtimi i atij momenti të parë ngre një reflektim më të gjerë! Si është e mundur që një figurë politike, e njohur kryesisht për gafat dhe ironinë që gjeneron në publik, të vazhdojë të rritet në karrierë dhe të marrë poste të rëndësishme? Në një realitet ku rrjetet sociale shpesh e kthejnë politikën në spektakël, duket se edhe “gabimi” mund të shndërrohet në kapital, duke e bërë një personazh më të njohur, më të komentuar dhe, paradoksalisht, më të promovuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit