Ekipi boshnjak U21 refuzon të shtrëngojë duart me skuadrën izraelite

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.04.2026, 11:41

Një episod i pazakontë ka shoqëruar ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Europian U21 mes Bosnjes dhe Izraelit.

Para fillimit të sfidës, futbollistët e përfaqësueses së Bosnjes refuzuan të kryejnë ritualin tradicional të shtrëngimit të duarve me kundërshtarët e Izraelit. Ky veprim u interpretua gjerësisht si një gjest me sfond politik, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare vijojnë të ndikojnë edhe në arenën sportive.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme, ku disa e kanë parë si një qëndrim moral të lojtarëve, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si një ndërthurje të papërshtatshme të politikës me sportin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit