Furnizonte të burgosurit me telefona dhe para, infermieri shqiptar në Milano kapet mat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2026, 11:15

Një infermier me origjinë shqiptare i punësuar në burgun e Milanos është arrestuar dy ditë më parë nga autoritetet italiane, i akuzuar se furnizonte të burgosurit me sende të ndaluara gjatë turneve të tij në institucionin e quajtur “Burgu i Operas”.

Hetimet tregojnë se aktiviteti i tij kriminal përqendrohej kryesisht te të burgosurit shqiptarë. Arrestimi u bë gjatë një flagrante, kur infermieri po dorëzonte sende te një i burgosur shqiptar.

Më parë, ai kishte takuar një 44-vjeçar shqiptar në Milano për të marrë një “paketë” që do të dërgohej në burg. Përmbajtja përfshinte pesë telefona celularë, një karikues me disa adaptorë dhe 1,700 euro në kartëmonedha 20 dhe 50 euro. Autoritetet e kishin vëzhguar prej kohësh, duke dyshuar për lëvizjet dhe aktivitetin e tij.

Sendet ishin destinuar për Shemsi Karajn, një 32-vjeçar shqiptar i dënuar për rreth 30 vjedhje banesash në zonën e Bergamos dhe provinca të tjera të Lombardisë, ndërmjet 6 nëntorit dhe 9 dhjetorit 2016, dënim që ai po vuante në nëntor 2027.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit