Drejt Kupës së Botës, tifozët ‘djegin’ Bosnje Hercegovinën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.04.2026, 11:21

Bosnje Hercegovina ka bërë histori duke mposhtur Italinë dhe duke siguruar kualifikimin në Kupën e Botës për herë të dytë. Ndeshja përfundoi 1:1 në kohën e rregullt, por penalltitë dhanë triumfin e boshnjakëve me 4:1, duke ndezur festime të jashtëzakonshme në vend.

Rrugët e Sarajevës dhe Zenicës u mbushën me tifozë që këndonin, valëviturin flamuj dhe ndezën fishekzjarrë, duke shprehur krenarinë kombëtare dhe emocionin për këtë arritje historike. Pamjet e festës treguan një vend të bashkuar pas suksesit të kombëtares, ndërsa energjia e tifozëve ishte ngjitëse dhe elektrizuese.

Kombëtarja boshnjake do të përballet në Grupin B të Kupës së Botës, së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën. Trajneri Sergej Barbarez dhe lojtarët festuan që në dhomat e zhveshjes, duke treguar gëzim të papërmbajtshëm dhe duke dhënë shpresë për një performancë të fortë dhe historike në Botëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit