SI SOT/ 17 vjet në NATO! Çfarë përfiton Shqipëria nga anëtarësimi në Aleancë?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.04.2026, 11:03

Sot shënohet përvjetori i 17-të i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment kyç që vendosi vendin tonë në krah të 32 shteteve anëtare dhe shënoi një kthesë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Procesi i integrimit filloi që në vitin 1992, me pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), duke hapur rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve me vendet që dolën nga regjimet komuniste në Evropë.

Një nga fazat më të rëndësishme ishte nisma e vitit 2003 “Karta Adriatik 3 – SHBA”, nënshkruar së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë, që u konsiderua si një hap i përgatitjes së vendeve për anëtarësimin në Aleancë. Pas përpjekjeve të vazhdueshme, Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008, ndërsa bisedimet zyrtare filluan më 25 prill të po atij viti.

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009 dhe mori pjesë për herë të parë me të drejta të plota në samitin e Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009. Sot vendi vijon të kontribuojë aktivisht në operacionet e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare, duke bërë anëtarësimin në NATO një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Ky përvjetor shërben si reflektim i progresit të Shqipërisë drejt stabilitetit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të rolit të saj në Aleancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit