Ndeshja vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kampionatin Botëror pritet të ndiqet me interes të madh jo vetëm nga tifozët në stadium dhe para ekraneve, por edhe nga ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Sipas informacionit të bërë publik nga Gjykata Speciale, të akuzuarit kanë në dispozicion televizorë personalë si dhe qasje në kanale në gjuhën shqipe, çka u mundëson të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjen e shumëpritur sipas dëshirës së tyre.
Ndërkohë, Kosova ka zbritur sonte në fushë për një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj futbollistike, me gjithë vëmendjen e opinionit publik shqiptar të përqendruar tek kjo përballje që mund të përcaktojë një kapitull të ri për ekipin kombëtar.