FORMACIONET ZYRTARE: Kosova vetëm 90 minuta larg Botërorit: Foda i beson sërish 11-shes që triumfoi në Sllovaki

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2026, 20:35

Janë bërë publike formacionet zyrtare për supersfidën e mbrëmjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Turqisë, një ndeshje që mund të hyjë në histori për Dardanët.

Trajneri Franco Foda ka vendosur t’i besojë sërish të njëjtit formacion që triumfoi në transfertën dramatike ndaj Sllovakisë, duke ruajtur thuajse identik ekipin fitues të pesë ditëve më parë.

Edhe në këtë takim vendimtar, dy nga emrat më të njohur të skuadrës, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, do ta nisin ndeshjen nga stoli, një zgjedhje që tregon se Foda nuk dëshiron të ndryshojë balancat e ekipit në natën më të rëndësishme.

Formacioni i Kosovës (5-3-2): Portier: Arijanet Muric Mbrojtja: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Hajrizi, Florent Hajdari, Valmir Gallapeni Mesfusha: Hoxha, Elvis Rexhbecaj, Florent Muslija Sulmi: Fisnik Asllani, Vedat Muriqi

Në stadiumin Fadil Vokrri Stadium pritet një atmosferë elektrizuese, me tribunat e mbushura plot dhe mijëra tifozë shqiptarë që kanë udhëtuar nga të gjitha trojet për të qenë pranë Dardanisë në këtë mbrëmje të madhe.

Janë vetëm 90 minuta larg ëndrrës së Kupës së Botës, një arritje që deri pak vite më parë dukej e pamendueshme për Kosovën.

Sonte nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Sonte është një natë që mund të shkruajë historinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit