Vetëm 5 ditë në këtë botë dhe po lufton me vdekjen: E vogla Anais ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2026, 19:35

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel i ndjerë për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Anaisin, një foshnjë vetëm 5-ditëshe, e cila po zhvillon betejën më të vështirë të jetës së saj.

Anaisi erdhi në jetë pak ditë më parë, si fëmija i parë i një çifti të ri nga Elbasani. Por ditët që duhej të sillnin gëzim, janë kthyer në një makth të dhimbshëm. Sipas informacionit të bërë publik nga Fondacioni Firdeus, vogëlushja ka lindur me një problem serioz në enët e gjakut, një aneurizëm që i rrezikon jetën në çdo moment.

Në vend që ta mbajnë në krahë, prindërit e saj po i kalojnë ditët në ankth pranë dyerve të reanimacionit, duke pritur me lot në sy çdo lajm. Anaisi ndodhet aktualisht në inkubator, e mbajtur në jetë nga aparaturat mjekësore.

Mjekët kanë bërë të ditur se foshnja ka nevojë të niset urgjentisht jashtë vendit me avion spitalor për trajtim të specializuar, si e vetmja rrugë për t’i shpëtuar jetën. Kostoja e këtij udhëtimi dhe mjekimi kap shifrën e 120,000 eurove, një shumë e papërballueshme për familjen.

Për këtë arsye, Fondacioni Firdeus ka hapur një fushatë në GoFundMe, ku çdo kontribut i qytetarëve është një shans i vyer për jetën e saj. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën. Le të bashkohemi edhe një herë si shqiptarë për të shpëtuar këtë engjëll. 🙏❤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit