Një predhë e pa plasur gjendet pranë Urës së Zogut në Milot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2026, 16:25

Një qytetar ka gjetur sot rreth orës 11:00 një predhë luftarake pranë Urës së Zogut në Milot.

Ai ka treguar për redaksinë tonë, se ky municion luftarak, që nuk dihet cilës periudhë i përket, është ende i pa plasur.

Predha është gjetur në breg të lumit Mat dhe për momentin nuk dihet nëse forcat xheniere janë vënë në dijeni të këtij rasti apo jo.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq kam gjetur kte rraketen municjon luftarak tek ura zogut ne milotit E pa plasur Ne Milot te ura me harqe quhet ura zogut Sot rreth ores 11

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit