Nafta rritet bashkë me çmimin e biletave në Dibër, qytetarët në vështirësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2026, 14:25

Rritja e çmimeve të karburanteve ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tarifat e transportit publik në katër qytetet e Qarkut Dibër, duke goditur më së shumti linjat ndërqytetase.

Mësohet se bileta për itinerarin Peshkopi–Tiranë është shtrenjtuar nga 500 në 600 lekë. Një rritje e ngjashme është evidentuar edhe në linjën Bulqizë–Tiranë, ku çmimi për pasagjer ka kaluar nga 300 në 400 lekë. Ndërkohë, edhe udhëtimi Burrel–Tiranë ka pësuar rritje, me biletën që është rritur nga 400 në 500 lekë.

Qytetarët theksojnë se këto ndryshime po rëndojnë ndjeshëm buxhetet familjare, pasi kostot janë rritur ndërkohë që të ardhurat kanë mbetur të njëjta. Më të goditurit janë pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilët përballen me vështirësi të shtuara për të përballuar shpenzimet.

Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje nga institucionet shtetërore, me qëllim lehtësimin e barrës financiare dhe përballimin e rritjes së kostos së jetesës.

Bileta është rritur me 1 mijë lekë. Nuk kemi mundësi ta përballojmë. Jemi vetëm me pension, burrë e grua. Me këto kushte, na mbetet vetëm të gjejmë alternativa të tjera,” u shpreh një banor.

Rritje tarifash është vënë re edhe në transportin nga zonat rurale drejt qyteteve, por në nivele më të moderuara krahasuar me linjat ndërqytetase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit