Po kalonte vijat e bardha: Makina përplas këmbësoren në Vlorë, shoferi arratiset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2026, 13:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pas mesditës në Vlorë, ku një grua është u plagosur nga një makinë, shoferi i të cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike, kur një automjet i markës “Benz” goditi gruan pranë vijave të bardha për kalim këmbësorësh.

E lënduara është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi marrë fraktura dhe plagë të shumta nga përplasja.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve, shoferi ka braktisur makinën e tij “Benz” me ngjyrë të zezë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit