Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e mjerueshme të ambienteve të Bashkisë Lushnje, duke theksuar se ato nuk ofrojnë kushte adekuate për shërbim ndaj qytetarëve taksapagues.
Ajo thotë se në ambientet e brendshme të këtij institucioni ka papastërti të madhe, fasada është vetëm për zbukurim, ambientet e brendshme të mbushura me pluhur, tavolinat e vjetra dhe muret e kalbura.
Qytetarja shpreh shqetësimin e saj për faktin që punonjësit e administratës marrin pagën nga taksat e qytetarëve, ndërsa kushtet e zyrave lënë shumë për të dëshiruar.
Ajo ngre pikëpyetje mbi mirëmbajtjen dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve në Bashkinë e Lushnjës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e ambientit.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ, ne bashkin e Lushnjes e marrin rrogen nga taksat tona shiko ne ca gjendje jan zyrat per sherbim te popullit. Lushnja si nuk e di ne Afrik