Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.03.2026, 11:49

Një sulm kibernetik dyshohet se ka prekur sistemet e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ndërsa përgjegjësinë për ndërhyrjen e ka marrë një grup që identifikohet si Homeland Justice. Në një mesazh të publikuar online, grupi pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe ka siguruar dokumente të brendshme që lidhen me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Në deklaratën e tyre, ata pretendojnë se faqja zyrtare gjyqësore është nën kontrollin e tyre dhe ngrenë akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Mes të tjerash, ata pyesin pse gjyqësori ka bashkëpunuar me organizata të huaja të kontestuara dhe aludojnë për dhënie dokumentesh identiteti të falsifikuara, si dhe përfshirje në projekte të diskutueshme si ndërtimi i kampit Ashraf 3.

Njoftimi i 'Homeland Justice'

Ky është një mesazh nga 'Homeland Justice' për Qendrën e Padrejtësisë në Shqipëri. Faqja gjyqësore.gov.al është nën kontrollin tonë. Ne kemi dokumentet e krimeve tuaja. A u krijua Gjyqësori për të mbrojtur të drejtat e të shtypurve dhe të shtypurve apo për të mbështetur terroristët e huaj? Njerëzit po pyesin veten pse, pavarësisht historisë së turpshme të terroristëve Muxhahedinë dhe vrasjes së mijëra njerëzve të pafajshëm, Gjyqësori bashkëpunoi me ta në vend që t'i nxirrte në gjyq? Pse Gjyqësori u dha atyre dokumente identiteti të falsifikuara? Pse dha leje për të ndërtuar Kampin Ashraf 3 me paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me përmasat e sulmit apo nëse janë komprometuar të dhëna sensitive. Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të verifikojnë vërtetësinë e këtyre pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm të këtij incidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit