Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, në veturë iu gjet kokainë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.03.2026, 11:03

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan.

I njëjti dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë.

“Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, tek pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit kokainë (dy qese pesha nuk dihet). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit