Kapën dy shqiptarë me armë në Calais, tentuan të fshiheshin në kamion për të ikur në Britani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2026, 10:30

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet franceze pasi u zbuluan me një armë të pajisur me silenciator, ndërsa tentonin të futeshin në Britani duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

Në pranga ka përfunduar gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit ndersa identitetet e të ndaluarve nuk janë bërë ende publike. Arrestimi u krye të premten në Calais, në momentin kur kamioni po bëhej gati të hipte në traget.

Sipas policisë, njëri prej tyre kishte me vete një pistoletë me silenciator, ndërsa ndërhyrja e forcave të armatosura u realizua pa incidente apo të lënduar.

Autoritetet dyshojnë se të ndaluarit mund të kenë lidhje me grupe kriminale dhe se synonin të takonin persona të tjerë të botës së krimit shqiptar në Britaninë e Madhe.

Për rastin janë hapur dy hetime: një për mbajtje të paligjshme të armëve dhe një tjetër ndaj shoferit të kamionit, i dyshuar për përfshirje në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.

Sipas raportimeve të mediave britanike, rruga e Kanalit Anglez është përdorur shpesh për kalime të paligjshme, ku përfshihen edhe shtetas shqiptarë. Grupet kriminale shqiptare shpesh përmenden në lidhje me aktivitete të organizuara në Mbretërinë e Bashkuar, si vjedhjet dhe trafiku i paligjshëm.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2022 mbi 17 mijë shqiptarë hynë në Britani përmes kësaj rruge dhe kërkuan azil, ndërsa deri në vitin 2024 kjo shifër ka rënë në më pak se 3 mijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit