Betohet kryepolici i ri: Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit! Do pastrojmë radhët tona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.03.2026, 10:39

Skënder Hita është betuar mëngjesin e së martës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas emërimit nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Ai zë vendin e Ilir Prodës, i cili u largua nga detyra, dhe merr përgjegjësinë e drejtimit të institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend.

Në fjalën e tij, Hita theksoi rëndësinë e detyrës dhe sfidën për të thelluar rezultatet pozitive të policisë dhe për të përmirësuar imazhin e saj. Ai gjithashtu u zotua për një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, duke filluar nga vetë radhët e policisë.

“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25 vjecar në uniformat blu, me dëshirë për t’u shërbyer qytetarëve e vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim e shoh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe policisë së shtetit. Gjej rastin të shpreh mirënjohje për besimin e dhënë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë. Nderim dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë.”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit