Dardanët lënë pa gjumë Turqinë, fishekzjarret afër hotelit të tyre s’kanë të ndalur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2026, 09:34

Kombëtarja e Turqisë ka kaluar një natë të vështirë dhe pa pushimin e nevojshëm, në prag të përballjes me Kosovën pasi atmosfera në Prishtinë është elektrizuar para ndeshjes së rëndësishme të play-off-it për Kupën e Botës.

Me afrimin e sfidës, entuziazmi i tifozëve dardanë është rritur ndjeshëm. Një pjesë e tyre kanë tentuar të ndikojnë psikologjikisht te kundërshtari, duke ndezur fishekzjarre gjatë gjithë natës pranë hotelit ku është vendosur përfaqësuesja turke, me synimin për t’u prishur qetësinë dhe gjumin lojtarëve.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë se plasja e fishekzjarreve ka vijuar për orë të tëra, kryesisht në zonën përreth hotelit të ekipit turk, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe tension të shtuar para ndeshjes.

Dueli mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit