Ata që vrapojnë 1.600 metra nën 4 minuta jetojnë deri pesë vjet më gjatë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.03.2026, 08:57

Një studim i publikuar në British Journal of Sports Medicine sugjeron se vrapimi me intensitet të lartë lidhet me jetëgjatësi më të madhe. Sipas analizës, atletët që kanë arritur të vrapojnë një milje nën katër minuta jetojnë mesatarisht rreth pesë vite më shumë se bashkëmoshatarët e tyre.

Studimi përfshiu 1,759 vrapues, duke analizuar veçanërisht performancat e më të mirëve ndër vite. Rezultatet tregojnë se ushtrimet intensive nuk janë domosdoshmërisht të dëmshme për shëndetin, pavarësisht stresit të përkohshëm që mund të shkaktojnë në zemër.

Rekordi i parë i kësaj kategorie u vendos në vitin 1954 nga Roger Bannister, dhe që atëherë është arritur nga pak atletë. Studiuesit theksojnë se aktiviteti fizik i rregullt, përfshirë ushtrimet aerobike dhe anaerobe, ndihmon në forcimin e zemrës dhe ul rrezikun e sëmundjeve si diabeti dhe problemet kardiovaskulare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit