Punonjësit po punonin poshtë furgonit në një gomisteri në Shkodër, mjeti përfshihet nga flakët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.03.2026, 23:18

Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pranë një servisi automjetesh që funksionon edhe si gomisteri në Shkodër.

Sipas informacioneve, punonjësit po kryenin punime nën furgon, duke salduar, kur papritur mjeti mori flakë dhe u shkrumbua plotësisht. Fatmirësisht, punonjësit dhe të tjerët që ndodheshin aty pranë arritën të dalin pa u lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët shuan flakët dhe neutralizuan zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Si pasojë e zjarrit, përveç furgonit, është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë. Dëme materiale kanë pësuar gjithashtu servisi dhe gomisteria.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikësve, po punon për të sqaruar shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë gjatë punimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit