Bërtiti: Lali Eri o flori po të presim në bashki! Veliaj i fal Biznesmenit 600 milionë lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.03.2026, 21:56

Ndërkohë që drejtorët e Tiranës hyjnë e dalin në qelitë e burgut, makineria e tenderave në Bashkinë e Tiranës nuk ndalet. Veliaj duket se ka vendosur të mos i harrojë miqtë që i qëndruan pranë në ditët më të vështira, madje edhe kur bërtisnin në mes të rrugës para SPAK-ut.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt "Rehabilitimin e rrugëve në bllokun që kufizohet nga '3 Dëshmorët', 'Kadri Roshi' dhe 'Panajot Pano'" në zonën e Kasharit. Fondi limit ishte plot 1 miliard lekë.

Në garë u paraqitën 26 kompani, por siç ndodh rëndom në zyrat e Bashkisë, gara është thjesht një procedurë formale mbi letër.

Fituesi i përzgjedhur, kompania “INERTI” sh.p.k. me ofertë gati 600 milionë lekë me tvsh është shpallur oferta më e mirë teksa në garë kishte kompani që ofruan më pak, e kështu Bashkia Tiranë ka zhvatur Buxhetin e Shtetit.

Veliaj ka skualifikuar ofertën më të ulët, duke i rënduar xhepat e taksapaguesve me 10 milionë lekë më shumë vetëm për të kënaqur "klientët" e tij të vjetër.

Fituesi nuk është një emër i panjohur. Bëhet fjalë për subjektin në pronësi të Halil dhe Florjan Muhës. Ky i fundit u bë protagonist në rrjetet sociale gjatë protestave para SPAK, ku me zë të lartë brohoriste: "Lali Eri, o flori, ne të presim në bashki!"

Duket se kjo "dashuri" e shprehur publikisht në dyert e drejtësisë paska pasur një çmim. Vetëm pak kohë pas atij episodi, Bashkia e Tiranës ia kthen nderin duke i dhënë një tjetër tender të majmë.

Sipas të dhënave, kompania “INERTI” sh.p.k nuk është e re në këtë fushë. Ajo ka përfituar gjithsej 32 tendera publikë në rang vendi, por "zemra" e biznesit të tyre rreh në Tiranë.

15 tenderë janë marrë vetëm nga Bashkia e Tiranës. Ky fakt ngre pikëpyetje të forta: A po shpërblehen biznesmenët për besnikërinë e tyre politike? Ndërkohë që qytetarët e Kasharit presin rrugë, Bashkia kujdeset që paratë të shkojnë në duart e atyre që "dinë të thërrasin" më fort në mbrojtje të kryebashkiakut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit