Shteti “ngrin” fermerët në kulmin e krizës: Hiqet nafta falas

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.03.2026, 20:08

Në një kohë kur çmimet e naftës në vend po rriten përsëri si pasojë e krizës ndërkombëtare dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, qeveria ka vendosur të heqë mbështetjen me naftë falas për fermerët.

Kjo masë, e cila ishte në fuqi prej janarit të vitit 2021 dhe konsiderohej një lehtësim për kostot e prodhimit, nuk është më pjesë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026, të miratuar rishtazi nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi për të mbyllur skemën e naftës pa taksa vjen si një lajm i rëndë për sektorin bujqësor, i cili po përballet me sfida të shumta.

Në skemën e re të 2026-ës, nafta nuk figuron më si masë mbështetjeje financiare, duke detyruar fermerët ta blejnë karburantin për punimet e tokës me çmim tregu.

Ky vendim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostove të prodhimit për kulturat bujqësore, çka mund të reflektohet më tej në çmimet e produkteve për konsumatorin final.

Për më tepër, heqja e këtij subvencioni do të thotë një tjetër "faturë" për fermerët e mesëm, duke e vështirësuar edhe më shumë konkurrueshmërinë e produkteve vendase në treg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit