Trump: Për të qenë i sinqertë, gjëja ime e preferuar është të marrim naftën në Iran!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2026, 18:34

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Iranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e naftës iraniane dhe madje të pushtojnë ishullin strategjik të Kharg, qendra kryesore e eksporteve të karburantit të Teheranit.

Në një intervistë për Financial Times, Trump u shpreh hapur se opsioni i tij i preferuar do të ishte marrja e naftës së Iranit, duke shtuar se Uashingtoni ka “shumë alternativa” mbi tryezë.

“Për të qenë i sinqertë, gjëja ime e preferuar është të marrim naftën në Iran”, deklaroi ai, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së ishullit Kharg, nyja më e rëndësishme energjetike e vendit.

Trump shkoi edhe më tej, duke pretenduar se Irani nuk ka mbrojtje të mjaftueshme në atë zonë dhe se një operacion i tillë mund të realizohej lehtësisht.

“Ndërhyrja do të ishte shumë e lehtë”, tha ai, duke lënë të kuptohet se trupat amerikane mund të qëndronin për një periudhë të gjatë në ishull nëse merret një vendim i tillë.

Deklaratat vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm. Sipas raportimeve, rreth 3500 trupa shtesë nga SHBA kanë mbërritur në rajon, mes frikës se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të çojë në sulme të drejtpërdrejta ndaj forcave amerikane.

Nga ana tjetër, Trump tha se bisedimet indirekte me Iranin, përmes ndërmjetësve nga Pakistani, po ecin pozitivisht dhe se një marrëveshje mund të arrihet “shumë shpejt”.

Megjithatë, retorika e ashpër ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Teherani. Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, akuzoi Trump se po përdor negociatat si mbulesë për një sulm tokësor, duke paralajmëruar se Irani nuk do të pranojë dorëzim.

Në deklaratën e tij, ai tha se ushtarët iranianë janë në pritje të forcave amerikane dhe paralajmëroi për një përballje të ashpër në rast të një ndërhyrjeje ushtarake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit