Shtohen hajdutët e çokollatave, i riu vjedh disa pako dhe i fut në pantallona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.03.2026, 15:11

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e vjedhjes së disa çokollatave nga një i mitur te kioska e stacionit të autobusit te shkolla “Harry Fultz”, Tiranë.

Por si ky hajdut çokollatash duket se ka edhe shumë të tjerë.

Pronarja e një super marketi në rrugën “Xhanfize Keko” i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të ngjashëm që ka ndodhur ditën e sotme.

Ajo ka treguar se djali që shihni në pamje, ka vjedhur një sasi të madhe çokollatash dhe i ka futur në pantallona dhe poshtë bluzës.

Ndërkohë për të mos rënë në sy për vjedhjen e kryer, ai është interesuar edhe për disa pije alkoolike por si përfundim është larguar pa asgjë të blerë, vetëm çokollatat e vjedhura.

Pronarja e dyqanit u bën thirrje autoriteteve që të marrin masa ndaj individëve të tillë, ndërkohë që bizneset e tjera të jenë më të kujdesshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit